Justin Bieber është përballur me një situatë mjaft të pakëndshme. Media e njohur “TMZ” fillimisht raportoi lajmin se një grua ishte gjendur në korridoret e hotelit ku qëndronte Justin, derisa policia e largoi.
Por, ajo nuk është dorëzuar në këtë pikë. Gruaja misterioze është rikthyer përsëri mbrëmje ne djeshme duke i’a arritur qëllimit të hyjë në dhomën e Justin.
Gjithsesi burimet kanë zbuluar për “TMZ” se këngëtari e ka përballuar mirë situatën.
Ai nuk është trembur, por vetëm i ka kërkuar gruas në fjalë të largohet përpara se të vinte shërbimi i sigurimit dhe ta kapnin.
Ndërsa gruaja ka thënë se kishte hyrë në dhomë gabimisht, por ajo ka përfunduar në pranga.