INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U pezullua nga detyra, nëndrejtoresha e një shkolle në Tiranë pi mbidozë ilaçesh

U pezullua nga detyra, nëndrejtoresha e një shkolle në Tiranë pi mbidozë ilaçesh

Publikuar më: 12:29 11-02-2017

Një vendim i marrë nga Drejtoria Rajonale e Arsimit në Tiranë e ka shtyrë nëndrejtoreshën e shkollës "Gjon Buzuku" të marrë mbidozë ilaçesh.

Vendimi për të pezulluar nga puna Anila Mukën është  marrë nga drejtuesit e këtij institucioni pasi sipas tyre ishin gjetur shkelje në punë.

Sipas DAR, drejtoresha e kësaj shkolle paguante një mësues që nuk ndodhej në Shqipëri dhe orët e mësimit i bënte nëndrejtoresha me inicialet D. S., dhe për këtë arsye DAR ka vendosur pezullimin e saj.

Por sipas nëndrejtoreshës, pezullimi ishte i padrejtë dhe ajo ka pirë një dozë ilaçesh.

Familjarët e kanë gjetur dhe e kanë dërguar me urgjencë në spital. Pas trajtimit në QSUT ajo është larguar për në shtëpi, duke qenë jashtë rrezikut për jetën.

Article Logic
Execution time: 0.0035400390625