INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U pezullua nga detyra për shkak të pasurisë, Rovena Gashi drejt sitës së Vettingut

U pezullua nga detyra për shkak të pasurisë, Rovena Gashi drejt sitës së Vettingut

Publikuar më: 11:13 18-07-2018

Rovena Gashi pritet të kalojë së shpejti 'sitën' e Vettingut, pavarësisht së u pezullua nga detyra nga prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku, për fshehje pasurie.

Për të njëjtën akuzë u pezullua dhe bashkëshorti i saj Dritan Gashi.

Ish-drejtoresha e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, do t’i nënshtrohet Vettingut të premten më datë 20 korrik.

Çifti i prokurorëve, Dritan Gina dhe Rovena Gashi kanë dërguar ankimim në Gjykatën e Strasburgut kundër procedurave të ligjore të ndjekura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në hetimin e figurës së tyre. Dy prokurorët kanë ankimuar një seri procedurash ligjore, të ndjekura nga KPK, përfshirë edhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, si edhe të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889