INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U plagos me armë në lokalin e tij në Vlorë, ndërron jetë biznesmeni

U plagos me armë në lokalin e tij në Vlorë, ndërron jetë biznesmeni

Publikuar më: 09:10 05-08-2019

Ka ndërruar jetë në spital një ditë pas sulmit me armë në lokalin e tij, 40-vjeçari Arben Beqiraj. Sipas raportimeve ai ka ndërruar jetë rreth orës 1 të mëngjesit për shkak të plagëve të marra. 

Në atentatin e të dielës (4 gusht) ai mori  6 plumba në gjoks. Të plagosur në sulmin me armë mbetën edhe i biri i tij Ergest Beqiraj, si dhe një person i tretë i identifikuar si Nesim Hodaj, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

Policia thotë se sulmi me armë është kryer nga dy persona, të cilët i identifikon si E.XH e Sh.L. Menjëherë pas ngjarjes ata janë larguar me mjetin e tyre drejt Pyllit të Sodës. 

Policia e Vlorës është vënë në ndjekje të tyre. Në ndihmë të saj kanë shkuar dhe Delta Forcë e FNSH e Fierit. Paraprakisht sipas bluve ngjarja ka ndodhur për motive banale.

Article Logic
Execution time: 0.0037400722503662