INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U plagosën me armë zjarrin në Laç, vdesin 2 kushërinjtë! [EMRAT]

U plagosën me armë zjarrin në Laç, vdesin 2 kushërinjtë! [EMRAT]

Publikuar më: 22:19 28-04-2019

Dy të rinjtë, të cilët mbetën të plagosur pas një shkëmbimi zjarri sot në mbrëmje në qytetin e Laçit kanë ndërruar jetë në një spital privat në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15 në një lokal në lagjen Nr.1 të qytetit. Mësohet se viktimat janë shtetasit Mikel Jushi, 35 vjeç dhe Jani Jushi, 30-vjeç, djem xhaxhallarësh. Ata u nisën me urgjencë drejt Tiranës, por nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve dhe kanë ndërruar jetë në sallën e operacionit.

Fillimisht u raportuar për 1 të vdekur dhe 2 të plagosur. Megjithatë rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, pasi edhe policia e Laçit shprehet e rezervuar në komunikatën për media.

Pika të shumta kontrolli janë ngritur në qytet si dhe janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035219192504883