INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U plotësua vetëm 1 kërkesë, reagojnë STUDENTËT: Nuk tërhiqemi deri në...

U plotësua vetëm 1 kërkesë, reagojnë STUDENTËT: Nuk tërhiqemi deri në...

Publikuar më: 13:29 06-12-2018

Pas reagimit masiv të studentëve, Ministria e Arsimit doli në një deklaratë për mediet, përsa i përket njërës prej pikave të kërkuara, atë të pagesës për provimet e mbartura.

“Qeveria do të heqë dorë nga tarifimi i provimeve të bartura. VKM shfuqizohet që sot”, tha Nikolla.

Pavarësisht se Ministria e Arsimit, duket sikur u dorëzua para studentëve duke ju plotësuar njërën nga pikat e kërkesave të tyre, nga jashtë ambienteve të institucionit, u dëgjuan brohorite. Në një prononcim për mediet, ata u shprehën se nuk do të heqin dorë nga protesta deri në plotësimin e të gjitha kushteve të vendosura prej tyre.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe pedagogu i Gazetarisë Ervin Goci. Ai thotë se pas rrëzimit të tarifës duhet të vazhdohet me 5 kërkesat e tjera të cilat i rendit si më poshtë:

“Tarifa ra, tani ecim me kërkesat tjera:
Përgjysmim tarifash

Karta e studentit me të gjitha lehtësirat

50% e votës për të zgjedhurit nëpër universitete t'i kalojë direkt si e drejtë studentëve

Investim urgjent në qytetin e studenteve për përmirësimin e kushteve

Pajisje e bibliotekave dhe laboratorëve me logjistiken dhe bazën materiale të plotë sipas të gjithë standardeve. #mestudentet”

gociperst.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039520263671875