INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“U prehsh në paqe! Do të të dua përgjithmonë!” Angela Martini humb njeriun e zemrës [FOTO]

“U prehsh në paqe! Do të të dua përgjithmonë!” Angela Martini humb njeriun e zemrës [FOTO]

Publikuar më: 20:05 06-11-2017

Modelja e famshme shqiptare, Angela Martini ka lajmëruar ndjekësit e saj se sot ka humbur një ndër personat më të dashur te saj. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Angela ka përshkruar dhimbjen qe ka përjetuar kur ka marrë lajmin e tmerrshëm dhe sesa shumë e donte këtë person. Bëhet fjalë për shoqen e saj të ngushtë e cila ishte në një moshë shumë të re.

Ja postimi i plotë:

‘Këto janë fjalët më të trishta që më është dashur të shkruaj deri më tani. Engjëlli im, shoqja ime e ngushtë, ajo që ishte më shumë se një motër për mua, nuk është më! E dashur Marissa, 8 vite më parë kur ne u njohëm, ti ndryshove jetën time. Më bëre më të fortë, më të zgjuar dhe më mbushe me vetbesim. U bëra e papërshkueshme nga plumbat falë teje! Jeta jote ishte një bekim, dashuria jote nuk përshkruhej dot me fjalë dhe kujtimet e mia me ty u bënë një thesar për mua. Do të jem gjithmonë mirënjohëse për besnikërinë, bujarinë dhe dashurinë tënde! I vetmi mendim që më jep shpresë është që e gjitha kjo është e përkohshme dhe jemi të gjithë kalimtarë në këtë botë. U prehsh në paqe! Do të të dua përgjithmonë!’-mbishkruan Angela krahas fotos se mikeshës së zemrës.

Article Logic
Execution time: 0.003788948059082