Ishte më i sinqerti nga të gjithë!
Është ndarë nga jeta pjesëmarrësi në reality-show “Kafazi i Artë”, Artur Jaku. Me siguri të gjithë e mbani mend, pasi ai spikati për sinqeritetin e tij edhe pse ishte i varfër ekonomikisht, ishte i pasur në zemër. Jaku ishte nga Fushë-Kruja, por banonte në Mamurras. U shfaq në publik në vitin 2007 dhe që atëherë nuk është dukur më në media.
Vdekjen e tij e ka lajmëruar një mik i tij, Kostandin Pula, i cili shkruan në Facebook:
ARTUR JAKU R.I.P
A ju kujtohet “Kafazi I Artë 5”? Po Arturi?
Ai sot u çlirua! Lutuni për shpirtin e tij!
Jeta që nuk e donte aspak, por prapëseprapë e përqafoi me forcë, sot u shua…
Tur, vlla, në grahmat e tua të fundit, më kishe kërkuar! Por unë isha larg…
Jo se mendjen nuk e kisha tek ti, por thjesht isha larg…
Në vend të dasmës, që unë mezi e prisja, e ti talleshe sa herë ta përmendja, sot erdha në mortin tënd!
Në vend të tupanave sot kishte vajtica, lot, dhimbje!
Nëna jote që qante me të madhe, dera jote e shtëpisë e mbyllur, dhe njerëzit që të njohën, (ata që të deshën, dhe ata që s’të deshën), me kokën ulur, rrëkëllenin kafenë e hidhur të mortit tënd!
Sot je I lirë Tur! Je I lirë nga dhembjet, hallet, dhe nga gjërat që deshe e nuk deshe. Më thoje që je “Qytetar I botës”.
Unë të them se sot je “Qytetar i Universit”.
Shpirti yt I sinqertë dhe i trazuar u prehtë në paqe!
E sa për shpirtin tim, gjithmonë ke një vend në zemrën time, dhe do të të kujtoj…”
Ai shprehet:
Kishte kancer në mushkëri. Ka qenë një djalë i jashtëzakonshëm, shumë fukara por i jashtëzakonshëm.”