Hendbollisti serb, Novak Boskovic i ka dhënë fund jetës duke kryer vetërasje në sy të gruas së tij.
Televizioni “Pink” lajmëron se Boskovic e ka qëlluar veten me një plumb në kokë nga arma me leje që dispononte, por nuk dihen arsyet që e kanë çuar sportistin drejt këtij akti të rëndë.
Boskovic ka luajtur në Izrael, ndërsa ka qenë anëtar i Përfaqësueses së Serbisë në Kampionatin Evropian të vitit 2016, ku shënoi 3 gola në ndeshjen kundër Francës.
Në Serbi ka luajtur për skuadrat si Crvenka, Vrbas dhe Priboj, ndërsa në arenën ndërkombëtare është paraqitur me skuadrat Maccabi, Hapoel, Tatabanya, Kopera, Dinamo e Bukureshtit.