Ina Kollçakun prej kohësh e shikojmë aktive në ekran. Ajo së fundmi i është nënshtruar një ndërhyrje në gjoks pasi konstatoi një masë tumoriale.
Ina ka treguar se gjendja e saj fatmirësisht është mirë dhe nuk nguron të japë një mesazh për të gjithë gratë dhe vajzat.
‘Një masë tumoriale në gjirin e djathtë e cila duhej të hiqej patjetër, nuk kishte mënyrë tjetër. Operacioni ishte urgjent, prandaj për këtë arsye javën që kaloi ju ishit në transmetim dhe unë isha një operacion.
E përjetova shumë mirë, ndërkohë mjekët, të cilët ishin të dy shqiptarë kanë qenë të mrekullueshëm. Tani jam shumë mirë dhe mezi po pres të rifilloj jetën. Nuk ka të bëjë mosha fare, dhe një nga arsyet që une doja ta bëja publike ishte se doja të postoja disa video si të bëhen kontrollet nga vajzat dhe gratë dhe ti drejtohen kirurgëve për të tilla ndërhyrje.
Ose nëse kapen në kohë, ose më të vogla se imja, se unë e kisha 3 cm mund të trajtohen edhe me ilaçe. Kjo ishte një nga arsyet që unë kisha dhe doja ta ndaja eksperiencën. Tre ditë pas ciklit menstrual vajzat duhet të kontrollojnë gjoksin. Nëqoftëse ndjejnë forma apo masa të shkojnë të bëjnë kontroll. Ose njëherë në gjashtë muaj të shkojnë të bëjnë kontroll që të parandalojnë në kohë’- tha Ina.