INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U procedua penalisht, ironizon deputeti i PD-së, Luçiano Boçi: Bravo çuna!

U procedua penalisht, ironizon deputeti i PD-së, Luçiano Boçi: Bravo çuna!

Publikuar më: 20:40 03-10-2018

Policia e Shtetit ka njoftuar sot se ka ngritur katër akuza penale ndaj Luciano Bocit. Akuzat kanë të bëjnë me protestën e mbajtur përpara disa ditësh në Mengël të Elbasanit nga ana e Bocit, ku të pranishëm ishin edhe mësues e nxënës. Boci, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” njofton se akuzat janë politike dhe se ky është një shtet bandit.

Statusi i tij:

Katër akuza që “banda” politike e policisë në Elbasan ka ngritur ndaj meje, për protestën e Mengëlit:

– Kanosje me armë ndaj një oficeri policie që ky i fundit të mbyllte çështjen e një përdhunuesi.

– Përdorimi i Toyota Yaris për sjelljen e miliona Eurove drogë.

– Mbjellje hashashi dhe mbrojtje politike për laboratorin e kokainës në Xibrakë ngjit me Mengëlin.

– Urdhërimin politik të tërheqjes zvarrë të fëmijëve dhe dhunë mbi gratë e pambrojtura në Mengël.

Me fakte ore!!!

Bravo çuna!!!

Puuuuuu çfarë krimineli!????

Aaaaa mos harroj!!!!

Banda ime përbëhet nga 3 killera 7 vjeç që sapo do mësojnë abetaren, 2 gra 60 vjeçare për maskim dhe një gjyshe që atë ditë kishte marrë me vete armën sekrete: prashitësen.

E pastaj themi ne që s’kemi “shtet”!???

Rroftë Dovleti!!!

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883