INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U publikua video dhe akuzoi Neymarin për përdhunim, modeles braziliane i ndodh e papritura qesharake! Shpëtoi sulmuesi?! [VIDEO]

U publikua video dhe akuzoi Neymarin për përdhunim, modeles braziliane i ndodh e papritura qesharake! Shpëtoi sulmuesi?! [VIDEO]

Publikuar më: 17:11 08-06-2019

Historia e bujshme e akuzës për përdhunim ndaj Neymarit po kthehet në një farsë të vërtetë, sepse akuzuesja e tij, Najila Trindad, tashmë pretendon se tableti ku kishte të ruajtur videon që do të gozhdonte Neymarin i është vjedhur të hënën, në apartamentin e saj.

Najila, e cila para disa javësh kishte shkuar nga Brazili në Francë për të takuar dhe për të kaluar disa net me Neymar, ditët e fundit akuzoi yllin brazilian për përdhunim, por që pas akuzës së bujshme gjërat kanë marrë një rrjedhë të çuditshme.

Neymar publikoi fotot dhe mesazhet në ËhatsApp me modelen braziliane, duke nxjerrë blof Najilan, e cila nga ana e saj publikoi një video ku në fillim përkëdhelej me sulmuesin e PSG-së, ndërsa më pas ishte pikërisht ajo që niste ta godiste futbollistin, duke i kërkuar llogari për atë që kishte ndodhur një natë më parë.

26-vjeçarja dëshmoi në polici dhe iu kërkua videoja e plotë, por deklaroi se i ishte vjedhur tableti, si dhe një orë dhe para. Sipas avokatit të saj, videoja e zhdukur ishte vendimtare për të konfirmuar përdhunimin.

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049