Dy ditë më parë dashura e Feros, Arbenita me disa postime në Instastory tregonte se ka gjetur në mesazhet e Feros, një vajzë që i ka shkruar e madje i kishte publikuar foton.
"Lloji i vajzave që gjej në mesazhet e të dashurit tim", shkruante Arbenita. "Mos u ngatërro me një të dashur të çmendur", shtonte modelja.
Vajza në fjalë quhet Serena Sula dhe vitin e kaluar ishte konkurrente në “Miss Albania 2018”.
Ditën e sotme "intv.al" ka publikuar një video ku Fero shfaqet në shoqërinë e Serenës.
Dyshja janë duke qeshur dhe ndodheshin në prapaskenën e koncertit të tij megjithatë koha kur është bërë kjo video nuk dihet.
Menjëherë pas publikimit të videos, Arbenita ka postuar në Instastories foton dhe përshkrimin e gjatë të Kylie Jenner duke nënvizuar fjalitë e ndjera:
"Jam vetëm njeri. Jeta ime nuk është perfekte dhe ajo që shihni në rrjete sociale është vetëm sipërfaqja", nuk e dimë me saktësi nëse me këtë gjë Arbenita i është adresuar situatës aktuale apo nëse ndihet si Kylie për të gjithë jetën e saj, e megjithatë duket se dhe kësaj situate këto fjali i përshtaten shumë mirë.