Ish-konkurenti i “Për’puthen”, Andi Shehi, i cili doli jashtë programit me Tea Trifonin, ka reaguar pas fotove të publikuara në rrjet, ku ‘nusja e tij’ shihej teksa puthej me Beartin, në Bogë të Kosovës. (SHIKO KETU).
I prekur nga fotot e publikuara, Andi ka njoftuar se pas pak do të dalë në një lidhje live për të sqaruar një herë e mirë se çdo të ndodhë me çiftin e parë të “Për’puthen”. Ai ka thënë gjithashtu se si ai edhe Tea i detyrohen publikur dhe gjithë mbështetësve të tyre një shpjegim, i cili do të vijë pak çaste më vonë.
Në disa foto të publikuara ditën e sotme në rrjet, dukej se Tea Trifoni po shijonte romancën me Beart Rexhepin në Kosovë. Më herët Tea u akuzua nga një ish-konkurente tjetër e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, e cila vazhdimisht publikonte foto të saj me Beartin, por për shkak se nuk dalloheshin qartë, Tea i mohoi kategorikisht ‘akuzat’.