Bora Zemani hyri mbrëmë brenda shtëpisë së "Big Brother Vip" për të shuar njëherë e mirë zërat që mes Donaldit dhe Semit ka vetëm një raport shoqëror dhe për të takuar ish-partnerin.
Takimi i Borës dhe Donaldit nisi me një përqafim të gjatë dhe me një trendafil të dhuruar nga Donaldi e në fund një puthje në buzë. Mirëpo përpara se të ndodhte ky moment, Donaldi shpeshherë e ka shprehur gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme se vazhdon të ketë ndjenja për Borën.
Madje nuk e kishim vënë re, por ai gjatë gjithë kësaj kohe ka mbajtur në dorë llastikun e saj të flokëve, si për ta patur gjithmonë me vete.