INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U puthën në buzë, ish-banorja e 'Big Brother' flet për lidhjen me konkurrentin e ‘Përputhen’

U puthën në buzë, ish-banorja e 'Big Brother' flet për lidhjen me konkurrentin e ‘Përputhen’

Publikuar më: 16:27 24-02-2021

Pak ditë më parë konkurrenti i “Përputhen”, Edison Ramhoxha u filmua në shoqërinë e ish-banores së Big Brother, Fjorentina Halilit. Dyshja u filmuan në momente private, duke pirë verë dhe duke u puthur në buzë.

 -640-0-60362f48669bb.png

E ftuar në “Kafe Shqeto”, Fjorentina ka treguar se ajo dhe Edisoni nuk janë në një lidhje, por vetëm miq shumë të mirë. Ish-banorja e BB tha se ata po luanin me dënime dhe gjithçka ka qenë pjesë e lojës.

“Para një javë ka dalë lajmi sikur unë dhe Edi jemi bashkë. Por jo, nuk është e vërtetë, ajo ka qenë një lojë. Kemi qenë disa miq, në një restorant të një mikut tonë. Dhe kemi qenë duke lozur. Ishte një lojë me bidon, që ne po bënim dënime. Kishim pirë edhe pak verë dhe këto gjëra i shpik vetëm miku im Xhani Demnika. Dhe mua më ra dënimi që do puthesha me Edisonin si Romeo dhe Zhuljeta. Është e vërtetë që jemi puthur por ishte në lojë e sipër. Unë dhe Edi jemi dy miq shumë të mirë", tha ajo.

 -640-0-60362de344bb2.png

Article Logic
Execution time: 0.001492977142334