INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U pyet për Adrola Dushin, babai i Capital T befason me përgjigjen e tij: Ne nuk kemi…

U pyet për Adrola Dushin, babai i Capital T befason me përgjigjen e tij: Ne nuk kemi…

Publikuar më: 12:33 25-10-2024

Capital T dhe Adrola Dushi përfliten prej kohësh për një lidhje, por edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar hapur, fotot e tyre së bashku dhe detajet e tjera nuk kanë lënë vend për dyshime. 

Megjithatë, dyshja duket se ende nuk i kanë bërë gjërat familjare, të paktën kështu ka lënë të kuptohet babai i Capital T, Agim Ademi.

Në një intervistë, Ademi tregoi se djali tij nuk ka sjellë ndonjë vajzë në shtëpi.

“Ne nuk kemi nuse në shtëpi, e tjetër gjë është që kanë dalë disa foto dhe djali im mund të këtë ndonjë lidhje, sepse ai nuk është i mitur, dhe mund të gjejë gjithçka mbi jetën e tij që unë e mbështes deri në fund” -u shpreh Ademi.

Article Logic
Execution time: 0.0036511421203613