Nora dhe Roberti prej ditësh po pushojn në Bodrum së bashku me Renen. Një foto e tyre në aeroport shkaktoi shumë zhurmë në rrjet duke lënë të kuptohet se mund të ketë ndonjë shanc për rikthim.
Dyshja kanë treguar se dhe pas ndarjes ruajnë shumë respekt për njëri-tjetrin. Kur vjen puna tek Rene ata janë gjithmonë të gatshëm që të mos i mungojë asgjë për të qenë e lumtur.
Së fundmi një postim i Norës në rrjete sociale ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe jo vetëm. Në pushimet e saj këngëtarja ka vendosur të lexojë librin “Përse meshkujt dashurojnë kuçkat’.
Të shohim çfarë po don me thonë ky libër- shkruan Nora krahas postimit.