Pas një pritjeje të gjatë nga fansat dhe admiruesit më të mëdhenj të saj, Elvana Gjata është rikthyer.
Me anë të një postimi të ndjerë këngëtarja na zbuloi se nuk do ta braktisë muzikën dhe skenën shqiptare.
E ndërkohë që jemi mjaft të lumtur me këtë lajm presim projektin më të afërt prej saj, filmin me humoristin dhe mikun e saj të ngushtë Ermal Mamaqin.
Ndërsa të gjithë presin me padurim premierën e tij, burime të sigurta për RevistaWho.Com kanë zbuluar kujt i është besuar kolona zanore e këtij projekti kinematografik.
Orgesa Zaimi do të jetë këngëtarja, e cila pritet të prezantojë këngën e saj të re në këtë film.
Vetë këngëtarja nuk ka dashur të zbulojë detaje rreth këtij projekti dhe këtë e ka lënë të kuptohet me përgjigjen që i ka kthyer njërit prej ndjekësve të saj në ‘Instagram’ ditën e djeshme.
Pyetjes që lidhej me këngën e re që do publikojë, Orgesa ju përgjigj: “Projekti i radhës është një kolonë zanore filmi shqiptar. Jam shumë entuziaste do e merrni vesh shumë shpejt”.