INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U rikthye me Beartin në Përputhen, Teas i ndodh e papritura!

U rikthye me Beartin në Përputhen, Teas i ndodh e papritura!

Publikuar më: 14:34 09-03-2021

Lidhja e fshehtë Tea-Beart ishte një nga skandalet më të bujshme në “Për’puthen”. Pavarësisht se Tea doli çift nga programi me Andin, në të vërtetë ajo ishte përputhur jashtë me djalin nga Kosova. Shpesh kishin dalë foto të tyre, derisa ata vendosën që të zbulonin vetë gjithçka. Pas këtij skandali, Tea akuzoi produksionin, veçanërisht autoren e emisionit, Olsa Muahmetin, se ajo ishte në dijeni të gjithçkaje. Madje Tea u shpreh se ishte Olsa ajo që e kishte detyruar të dilte çift me Andin, sepse kishte interesa personale duke qenë se ata ishin dyshja më e preferuar e publikut. Nga ana tjetër “Për’puthen” i hodhi poshtë të gjitha akuzat dhe produksioni tha se nuk ishte në dijeni të asgjëje.

Por shumë shpejt çuditërisht akuzat dhe kundërakuzat u harruan dhe gjakrat mes tyre u qetësuan. Madje Tea dhe Bearti u rikthyen sërish në program, këtë herë si çift. Ata nuk diskutuan asgjë në lidhje me të shkuarën dhe skandalin, por vetëm për lidhjen e dashurisë së Teas e Beartit.

Mirëpo kjo intervistë ka irrituar shumë ndjekësit, të cilët kanë shpërthyer në komente negative ndaj Teas, të cilën e kanë quajtur hipokrite, pasi e ofendoi programin, por u kthye sërish. Sipas tyre, ajo tentoi të rregullonte marrdhënien me Përputhen, por në syrin e publikut dështoi.

Sigurisht që ka edhe nga ata që kanë sulmuar produksionin, por edhe nga ata që kanë mbeshtetur historinë e dashurisë të Teas dhe Beartit.

sag.png

 

Screenshot_1.png

Article Logic
Execution time: 0.0045239925384521