INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U rrahën dhe u ofenduan me njëri- tjetrin,  por kjo mbrëmje do të bashkojë sot dy këngëtarët shqiptarë [FOTO]

U rrahën dhe u ofenduan me njëri- tjetrin, por kjo mbrëmje do të bashkojë sot dy këngëtarët shqiptarë [FOTO]

Publikuar më: 11:06 26-05-2017

Dikur miq, sot armiq.

Stresi dhe këngëtari Stine dikur edhe kanë bashkëpunuar bashkë, por pas konfliktit të këtij të fundit me Flori Mumajesin, pak pas përfundimit të natës finale të Këngës Magjike, u bënë armiq. Madje edhe duke u konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Ngjarja bëri shumë bujë në media dhe ndërkohë që Stine fshihej në Prishtinë pasi  ishte në kërkim, fansat e dënonin rëndë veprimin e tij ndaj Florit. Megjithëse ky i fundit tregoi qytetari ishte Stresi ai që i doli në mbrojtje mikut duke e sulmuar fizikisht Stinen. Por Sot, pasi kanë kaluar dy vite nga ngjarja, rastësisht apo qëllimisht, reperi dhe këngëtari do të jenë shumë pranë njëri-tjetrit pasi do të këndojnë në të njëjtin club, në të njëjtën natë, në të njëjtën skenë. Si do të reagojnë ndaj njëri-tjetrit? Ky është kurioziteti më i madh i mbrëmjes. /intv.al/

 stresi.png

Article Logic
Execution time: 0.0019278526306152