Jose Mourinho deklaroi se rrëzimi i tij në “Wembley” ishte i qëllimshëm, në mënyrë që tu jepte mediave material për të shkruar e diskutuar gjatë pushimit të kampionatit, i detyruar nga angazhimet e përfaqësueseve.
Videoja me Mourinho që rrëzohet në dysheme, teksa tenton të kapërcejë me sportivitet e akrobaci shiritat e vendosur si barriera në “Wembley”, përpara ndeshjes mes Anglisë dhe Spanjës e përfunduar me fitoren e spanjollëve, 2-1, zhvilluar të shtunën e kaluar, është shndërruar në hit nëpër media dhe rrjetet sociale.
Pavarësisht sikletit të momentit dhe turpërimit, trajneri i Manchester United preferoi ta trajtojë rrëzimin e tij si me dashje.