Një djalë i ri ka mbetur i aksidentuar teksa punonte si minator në minierën e Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.15 të ditës së sotme, ku në spitalin e Burrelit është dërguar një person i dëmtuar në minierën e kromit. Nga verifikimet paraprake të policisë u konstatua se në ambientet e brendshme të një galerie kromi, në zonën e Krastës, 27-vjeçari H.P., banues në Bulqizë, punëtor në këtë galeri, duke ngjitur shkallët për tu futur në furnelën e galerisë, dyshohet ti kenë rrëshqitur duart.
Për pasojë ai ka pësuar lëndime të shumta trupore, por pas ndihmës së parë të dhënë nga bluzat e bardha të spitalit të Burrelit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.