Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të mara, 34-vjeçari i cili u rrëzua ditën e sotme në malin pranë liqenit të Bovillës.
Pavarësisht ndihmës të parë nga personat që ndodheshin në vendngjarje dhe më pas nga stafi i mjekëve të cilët mbërritën me urgjencë, 34-vjeçari me emrin Denis, ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi u transportua me helikopter.
Viktima u rrëzua aksidentalisht në greminën e thepisur pranë liqenit, ndërsa kanë qenë banorët e zonës ata që bënë thirrje për ndihmë.