INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U rrëzua teksa po punonte te stadiumi ‘’Arena Kombëtare’’ në Tiranë, vdes punëtori!

U rrëzua teksa po punonte te stadiumi ‘’Arena Kombëtare’’ në Tiranë, vdes punëtori!

Publikuar më: 22:57 30-03-2019

Një 40 vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e sotme pasi ka rënë nga lartësia në ambientet e stadiumit 'Arena Kombëtare' në Tiranë. Mësohet se personi që ka ndërruar jetë, është shtetasi Naim Idrizi, i cili është rrëzuar aksidentalisht teksa ka qenë duke punuar në lartësi.

Pavarësisht dërgimit me urgjencë në Spitalin e Traumës, 40 vjeçari nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha ai që ka denoncuar ngjarjen, ndërkohë që Policia ka njoftuar pak më vonë.

'Gjatë paradites të sotme, shtetasi N. I., 40 vjeç duke punuar në ambientet e një stadiumi, aksidentalisht dyshohet të ketë rënë nga lartësia dhe është transportuar në gjëndje të rëndë shëndetësore për ndihmë mjekësore në spital. Disa orë më vonë shtetasi N. I., ndërroi jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra', thuhet në njoftimin e policisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035958290100098