Melisa dhe Andi janë çifti i vetëm që ka mbetur nga ‘’Për’puthen’’. Dyshja simpatike shprehin vazhdimisht dashurinë për njëri-tjetrin në rrjete sociale duke na bërë të kuptojmë që po jetojnë një dashuri të lumtur.
Por një postim i fundit i ish-konkurrentes na bëri të dyshojmë se një krizë po ndodh mes tyre.
‘’Edhe kaq lehtë u shemb gjithcka përdhe! Të desha fort – po ti s’më dashurove. Jo! Jo! Mos më thuaj: Po! – se ti veç fjalë e buzëqeshje më dhurove – unë shpirtin bëra fli’’, thuhet në postimin e bërë nga Melisa dhe rrjeti u ‘’çmend’’ me dyshimet se dyshja po ndahen.
Nuk dihet nëse ky është një postim i rastësishëm apo Melisa deshi të tregojë diçka, pasi në mendje menjëherë na shkoi drama e tyre e fundit kur u ndanë dhe u bashkuan brenda 24 orëve.
Kjo ka bërë që fansat të hulumtojnë dhe të pikasin se (ish) çifti nuk ndiqen më me njëri-tjetrin dhe postime të përbashkëta kanë lënë vetëm kampanjat publicitare