Dy ditë më parë, Armina Mevlani i dha fund beqarisë pasi kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me Shkëlzen Berishën. Ajo shkëlqeu e gjitha me fustanin e bardhë që padyshim mori një vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Teksa në rrjetet sociale u postuan foto e video të ndryshme nga dasma madhështore, ndjekësit komentuan çdo detaj të mundshëm.
Mirëpo, ashtu si në çdo organizim të tillë nuk mund të mungojnë komentet nga ndjekësit. Këngëtarja e njohur Eranda Libohova është kritikuar në komente pasi ka ndarë në llogarinë në “Instagram” veshjen e saj.
Ajo është shfaqur e veshur me një fund të gjatë dhe një xhaketë në ngjyrë të bardhë, gjë që sipas “rregullave të pashkruara” të dasmave konsiderohet si shkelje e kodit të etikës dhe për këtë nuk ka munguar ‘kryqëzimi’ nga ana e fansave.