Një foto e postuar në rrjetet sociale ku ajo shfaqej e veshur me fustan të bardhë, bëri të mendohej se aktorja shqiptare ishte martuar. Esmeralda Metkaj e njohur si Cubi, është pjesë e aktorëve të ‘Apartamentit 2XL’. Në foton e saj me fustan nusërie, Turjan Hyska shkruante: Ja erdhi dita o Cubu’. Kaq mjaftoi të besohej se ajo i kishte dhënë fund beqarisë. Por pas gjithë kësaj fshiheshin xhirimet e promos për sezonin e ri të spektaklit të humorit. Spektakli tani e tutje do të quet ‘Duplex Shoë’ dhe do të nisë transmetimin në Klan.