Disa imazhe të postuara nga fansat gjatë vizitës së tij në Rusi na habitën tej mase, pasi e pamë në një gjendje jo të mirë fizike.
E kemi fjalën për aktorin Johny Deep, për të cilin së fundmi po qarkullojnë shumë thashetheme se mund të ketë ndonjë sëmundje të rëndë.
Ylli i Hollywood ka qenë në një vizitë në Gjermani dhe askush nuk duhet të shqetësohet sepse shpërfytyrimi i tij ka lidhje me një rol që ai pritet të luajë së shpejti.
Johny po përgatitet sepse do të luajë në të vërtetë rolin e një pacienti të sëmurë me kancer, në filmin “Richard Says Goodbye”, xhirimet e të cilit pritet të nisin së shpejti.
Rrini të qetë! Johny me siguri do të sjelli një karakter fenomenal në personazhin e tij të ri.