Fifi e ka treguar edhe më herët që arsyeja përse vendosi që të humbë peshë lidhet me shëndetin e saj.
Këngëtarja ka folur sërish për peshën dhe fizikun në një bashkëbisedim me fansat, të cilët e kanë pyetur për dietën dhe arsyen që krej papritur vendosi të dobësohet.
Ajo tregon sesi kur ishte me disa kilogramë më shumë, njerëzit e krahasonin me fuçinë e uthullës, ndërsa tani ka shumë që nuk e pëlqejnë që ka rrëzuar disa kilogramë.
E megjithatë Fifi tregon se këtë ndryshim nuk e ka bërë për askënd, përveç …vetes së saj.
“Kur shtova mthoshit fuçi uthulle, tash pasi humba spo ju pëlqen. Po e vërteta është se se kam bërë për as njëri këtë ndryshim tek vetja jem as mem gjyku a mem tregu a ma mirë kshtu a ashtu. E kisha të nevojshme për shëndetin tem me ra dhe rash. Flm”, ka shkruar këngëtarja.