Ajo është një prej këngëtareve tona të preferuara dhe sigurisht që jemi të interesuar të dimë gjithçka për të.
Dhe sigurisht mënyra më e mirë për të qëndruar në kontakt me artistët që duam më shumë, janërrjetet socaile e sidomos Instagrami.
Ndërkohë që më parë Era Istrefin e shihnim shumë aktive në Instagram me foto e video të cilat ajo i ndante shpesh me njdekësit e saj, për një periudhë kohe ajo pothuajse “u zhduk” dhe dukej sikur po shkëputej fare nga rrjetet sociale.
Mirëpo së fundmi Era na ka shpjeguar arsyen e kësaj mungese.
“Arsyeja pse nuk kam postuar shumë këto kohët e fundit lidhet tërësisht me këtë intervistë të një viti më parë. Të qenit jashtë vëmendjes është luks. I kam dhënë vetes kohë për t’u shëruar pas operacionit dhe për t'u përqëndruar tek ajo që më bën vërtet të lumtur, që më bën të ndihem njeri. Gëzoj shëndet të plotë dhe ndihem gjithë energji pozitive, mirënjohëse dhe e bekuar. Mezi po pres të ndaj me ju planet e reja”,-ka shkruar ajo.