INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U shpall e humbur ditën e djeshme në Llogara, Policia jep njoftimin për turisten austriake...

U shpall e humbur ditën e djeshme në Llogara, Policia jep njoftimin për turisten austriake...

Publikuar më: 07:12 07-05-2018

Pas 9 orë kontrolli në pyllin e Llogorasë është gjetur shëndoshë e mirë shtetësia austriake.

Pas njoftimit të marrë se në pyllin e Llogorasë ka humbur shtetësia austriake, A.W., 45 vjeçe, u ngritën grupe të posaçme forcash policore me qëllim kërkimin dhe gjetjen e saj.

Strukturat Policore të DVP.Vlorë sëbashku me agjensinë e zonave të mbrojtura dhe në bashkëpunim me banorët e zonës, pas 9 orë kontrolli në një terren të vështirë dhe një situate meteorologjike jo të mirë në pyllin e llogorasë kanë bërë të mundur gjetjen e shtetases austriake shëndoshë e mirë.

Shtetësia A.W., i është bërë kontroll mjekësor, dhe aktualisht është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Policia e Vlorës falënderon të gjithë banorët të cilët bashkëpunuan dhe kontribuuan me ndihmesën e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0034887790679932