I ka ardhur fundi edhe Botërorit “Rusi 2018”, ndërsa Franca ka ngritur trofeun e këtij kompeticioni të madh. Franca arriti të fitojë përballë Kroacisë me rezultatin 4-2. Në këtë mënyrë , Franca ka arritur të ngreje këtë trofe për të dytën herë pas 20 vitesh.
Franca ka fituar nga ky boteror plot 32.3 milionë euro (38 milionë dollarë), ndërsa skuadra nënkampione e Kroacisë do të përfitojë 10 milionë euro më pak. Kroatët do të përfitojnë 28 milionë euro, ose 23.8 milionë dollarë.
Ndërkohë, ditën e djeshme është mësuar skuadra e tretë më e mirë e turneut, që është Belgjika. Ekipi i Martinezit përfitoi 20 milionë euro nga triumfi kundër Anglisë. Ekipet që janë eliminuar në fazën e parë u rikthyen në shtëpi me 7 milionë euro.