INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U shpërfytyrua me acid në fytyrë, modelja sfilon në pasarelën e New York [FOTO]

U shpërfytyrua me acid në fytyrë, modelja sfilon në pasarelën e New York [FOTO]

Publikuar më: 16:16 10-09-2016

Një modele indiane ka përjetuar tmerrin pasi është sulmuar me acid në fytyrë duke e shpërfytyruar. Por as kjo nuk ia largoi 19 vjeçares buzëqeshjen nga fytyra. Ajo sfiloi  në pasarelën e javës së modës në Nju Jork. E buzëqeshur, 19-vjeçarja Reshma Quereshi u shfaq me një fustan të bardhë me qëndisje, të dizenjatores Archana Kochhar.

Eventi me kryefjalë të bukurën dhe elegancën ishte një botë larg Allahbadit në Indi, ku ajo pësoi djegie të rënda në fytyrë dhe humbi njërin sy dy vite më parë, pasi u sulmua me acid sulfurik nga ish-kunati i saj dhe burra të tjerë.

Quereshi nuk kishte menduar kurrë se do të udhëtonte jashtë vendit, e aq më tepër të sfilonte në Nju Jork. Pasi iu nënshtrua një sërë operacioneve kirurgjikale dhe tentoi të vetëvritej disa herë, e reja u takua me themeluesin e grupit “Bëj dashuri, jo shenja”, që ndihmon të mbijetuarit e krimeve me sfond gjinor. 19-vjeçarja është imazhi i fushatës online të grupit, që ka marrë mbi 1.3 milionë klikime.

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609