Është një prej vajzave më të përfolura të showbiz-it dhe duket se interesi ndaj saj nuk do të humbasë nga vëmendja e mediave rozë.
Prej disa javësh tashmë Lori është shpërngulur në Londë dhe menjëherë u hamendësua se vendimi për të nisur një jetë të re bashkë me partnerin e saj Vis Bajraktari ishte arsyeja e fortë se pse trashëgimtarja e pasur e "Top Channel", vendosi të lërë çdo angazhim këtu për t'u shpërngulur në kryeqytetin britanik.
Por, duket se nuk është Visi motivi pse ajo është shpërngulur prej disa muajsh në Londër.
Në fakt, Lori e ka zbulur vetë përmes pyetjeve në Instastories me fansat e saj arsyen e vërtetë të shpërnguljes në Londër.
Një nga fansat e pyet se a është e vërtetë që përfundimi i studimeve është arsyeja pse ajo është zhvendosur në Londër.
Përgjigja e saj? "E vërtetë", i ka thënë Lori personit që i ka shkruar.