INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U shtrua në spital nga mbidoza e heroinës, Demi Lovato i ka dy fjalë prekëse për të gjithë...[FOTO]

U shtrua në spital nga mbidoza e heroinës, Demi Lovato i ka dy fjalë prekëse për të gjithë...[FOTO]

Publikuar më: 06:56 06-08-2018

Vetëm para disa ditësh, bota rozë u trondit nga lajmi i papritur se Demi Lovato ishte shtruar në spital si pasojë e konsumimit të mbidozës së heroinës.

Kishte plot 6 vite që ishte shkëputur nga konsumimi i drogërave ndërsa kjo ngjarje i futi fansat e saj shumë në merak për jetën e yllit të showbizz-it.

Së fundmi me një postim në Instagram, Demi ka vendosur t’i dedikojë disa fjalë personave që e mbështetën në këto momente të vështira.

“Kam qenë gjithmonë transparente përsa i përket jetesës time. Ajo çfarë kam mësuar është se kjo sëmundje nuk është diçka e cila harrohet me kohën. Është diçka nga e cila unë mund të vazhdojë të kalojë përsëri në mbidozë. Dua të falenderoj Zotin i cili më mbajti në jetë. Fansave të mi i jam përgjithmonë borxhlie për dashurinë dhe suportinin për javën që kaloi dhe për të gjithë kohën. Lutjet tuaja më ndihmuan mua të përballojë këto kohë plot vështirësi”, shkruan Demi në postimin e saj në Instagram.

Të shumtë kanë qenë Vip-at që i kanë ofruar mbështetje bukuroshes, ku ndër të cilët përmendim Jennifer Lopez dhe Khloe Kardashian./intv.al/

WhatsApp_Image_2018-08-06_at_08.12.57.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.003493070602417