Ditët e fundit nuk kanë qenë aspak të lehta për aktorin e humorit Olsi Bylyku, i cili ka përfunduar në spital.
Lajmin e bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në Instastory ku shfaqej në spitali me dy vigonët e serumeve në duart. “I fortë”- shkroi ai krahas fotos, duke mos dhënë asnjë detaj rreth arsyes dhe problemit shëndetësor që ka pasur.
Ndërkohë ditën e sotme duket se ai është larguar nga spitali. Me anë të një statusi të postuar po në Instagram, ai shprehet i emocionuar me mesazhet dhe mbështetjen që ka marrë nga ndjekësit e tij, duke i quajtur “kura më e mirë në botë”, ndërsa i siguron që është shumë mirë. Në fund aktori e mbyll duke thënë se do t’i rikthehet menjëherë aktivitetit “më fuqishëm se kurrë”.
“Betohem në Zot se mesazhet dhe shqetësimi juaj janë kura më e mirë në botë. Në pamundësi për tu kthyer të gjithëve mesazh desha t’ju njoftoj se ndihem shumë mirë dhe çdo gjë është okay. Ju dua fort të gjithëve dhe ju përqafoj me shpirt. Shihemi këtë javë me super fuqi”– shkruan Olsi.