INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'U skuqa'! Pas postimeve të ëmbla që ndante me Flori Mumajesin, Elhaida Dani flet për herë të parë publikisht për partnerin [FOTO]

'U skuqa'! Pas postimeve të ëmbla që ndante me Flori Mumajesin, Elhaida Dani flet për herë të parë publikisht për partnerin [FOTO]

Publikuar më: 22:13 18-02-2019

Elhaida Dani është padyshim një prej këngëtareve dhe zërave më të mirë shqiptarë dhe për këtë nuk ka dyshim.

Së fundmi këngëtaren e kemi parë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku dhe u bë virale 'cover' i këngës Plas i kantautorit Flori Mumajesi.

Menjëherë ky cover mori një 'feedback' shumë pozitiv jo vetëm nga ndjekësit e Elhaidës, por dhe nga vetë kantautori i cili më pas ndau një seri postimesh mjaft të ëmbla për Elhaidën në rrjetet sociale.

Kaq mjaftoi që të dyshohej për ndonjë romancë mes dyshes, por sigurisht që gjithçka ishte mbështetje dhe 'dashuri' artistike mes dy njerëzve mjaft të talentuar në këtë fushë.

Gjithsesi, jemi mësuar që Elhaidën t'a shohim mjaft diskrete sa i përket jetës së saj private, të paktën deri sot.

E ftuar në puntatën e parë të edicionit të dytë të emisionit "Në kurthin e Piter Pan", këngëtares  i shpëtoi disi padahsje se është në një lidhje, ose këtë kuptuam nga përgjigja e saj. 

"A mërzitet burri yt kur kthehesh vonë në shtëpi?", ishte një prej pyetjeve të vogëlushëve.

"U skuqa. Kjo pyetje më bëri të skuqem", tha Elhaida, por me përgjigjen e saj la të kuptohet se dikush është në zemrën e saj.

"Më mirë mos të them nëse mërzitet burri apo dikush tjetër që mund të kem në jetë. Nuk do përgjigjem, nuk do përgjigjem", tha këngëtarja duke qeshur.

elhaida.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030891895294189