Ledioni dhe Sara Hoxha gëzojnë një romancë shumë të shëndetshme, romancë e cila i dha frytët e saj që me ardhjen në jetë të vogëlushit London Noor Liço dhe u kurorëzua në martesë para pak javësh në Como të Italisë.
Londoni po rritet dita-ditës, por Sara ka intriguar mbi 113 mijë ndjekësit e saj në Instagram pas publikimit të një video-je dhe fotoje në Instastory.
Nga aq sa mund të kuptohet nga imazhet, e gjitha duket si një mini film ose video e familjes që ndoshta mund të publikohet në kanalin YouTube. Në njërën nga sekuencat shkruhet “Brenda tyre, ka më shumë”, Ndërkohë që minifilmi mban si protagonist kryesor vogëlushin e çiftit të njohur London, që familjarët e thërresin me përkëdheli Dondon.
Videoja, është një produksion i “Noor Productions” me ‘Babi Bisha’ që me gjasa i referohet Ledion Liços ndërsa pjesë të kastit të minifilmit të vogëlushit 2-vjeçar do të jetë edhe mami Saja- Sara.
Nuk kuptohet qartë se çfarë po kurdis familja Liço që duhet se e kanë televizionin në gjak e që po bëhet pjesë edhe e më të voglit. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim.