INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tall me drejtësinë italiane duke postuar foto në facebook, shqiptari e pëson keq

U tall me drejtësinë italiane duke postuar foto në facebook, shqiptari e pëson keq

Publikuar më: 09:57 21-09-2018

Për disa muaj, nga fillimi i vitit, ai ishte tallur me gjyqësorin italian dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, pasi kishte arritur të thyente masën e arrestit të vendosur ndaj tij "arrest shtëpie". Në janar, 24 -vjeçari shqiptar Albano Dova u largua nga shteti italian, duke prishur byzylykun elektronik. Para se policia të shkonte në shtëpinë tij, u largua nga vendi fqinj. Disa ditë më pas ai postoi në rrjetin e tij social Facebook foto me të dashurën, madje duke pirë birra dhe duke tallur autoritetet italiane. Albano Dova nuk mund ta mendonte se një kthim në Itali, do t'i kushtonte shtrenjtë. Atij ju vendosën përsëri prangat. Të mërkurën rreth orës 17:00 i riu u identifikuan në Venecia në një fluturim në tranzit nga Shqipëria. 24-vjeçari u ndalua dhe u dërgua në paraburgim nga policia e stacionit lokal dhe më pas u dërgua në burgun në Treviso, ku ai do kryejë dënimin e tij. Ndaj Albano Dova në dy vitet e fundit kishte mbledhur disa denoncime. Ai ishte dënuar më herët për incidente të përsëritura të dhunës ndaj të dashurës së tij ukrainase. Dova ishte vendosur në “arrest shtëpie” për sulm ndaj një kamerieri 40 vjeçar Massimo Biasotto, i cili pësoi dëmtime serioze, kur u arratis nga Italia. Ai ishte pjesëtar i bandës që në natën e 13 nëntorit, 2016, në Preganziol sulmuan italianin.  Nga lëndimet e shumta 40-vjeçari ra në koma, dhe pas zgjimit ngeli me pasoja neurologjike të parikuperueshme.

Article Logic
Execution time: 0.0027940273284912