Menjëherë pasi Kylie Jenner nisi të bënte publike imazhet e vogëlushes së saj, Stormi, rrjeti nisi të luajë me atësinë e saj. Qarkulluan thashetheme se babai i vërtetë i Stormit nuk ishte Travis Scott, por roja e 20 vjeçares, Tim Chung.
Edhe pse ata heshtnin, lajmet sa vinin dhe merrnin përhapje edhe më të gjerë. Chung, kur është pyetur nga gazetarët, ka thënë se me Kylien nuk e lidhte asgjë më shumë sesa ana profesionale dhe iiu lut mediave ta linin të qetë. Ndërsa reagimi i fundit vjen nga vetë Kylie e cila postoi në Instagram një foto me partnerin e saj, Travis Scott gjatë paraqitjes së tyre në Met Gala. Krah fotos ajo shkruan qartë: Prindërit e Stormit’, duke mbyllur njëherë e mirë gojët e liga.