"Ndarja" e papritur e reperit Fero dhe modeles Arbenita u kthye menjëherë në lajmin e ditës duke çuditur fansat si të reperit po ashtu dhe të modeles.
Nëpërmjet Instastories Fero shkruante: "Çkemi vajza, tani e tutje jam beqar".
Menjëherë më pas modelja postoi një story me një emoji duke qeshur.
Kjo sigurisht na u duk si shaka fillimisht, por çifti fshiu më pas fotot me njëri-tjetrin. Fero fshiu nga Instagrami të gjitha fotot me modelen dhe kjo e fundit la vetëm dy prej fotove me Feron në profilin e saj.
E megjithatë fakti që Fero dhe Arbenita akoma ndiqen në Instagram i ka lënë fansat konfuzë mbi këtë situatë.
Gjithsesi e vërteta nuk vonoi dhe u zbulua se në fakt e gjithë kjo është vetëm reklamë për këngën e re që Fero do të publikojë së shpejti.
Postimi i reperit për ndarjen është pjesë e tekstit të këngës së tij të re.
Prej disa ditësh Fero ka postuar disa pjesë nga ky tekst, ku kujtojmë edhe një status në të cilin shkruante: "Mfal qe per shen valentin kom harru met ble, së shpejti".
Epo nuk e dimë sa kjo "gënjeshtër" e cila u përdor qëllimisht për të promovuar këngën e re mund t'u pëlqejë fansave.