INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tallën me personat me aftësi të kufizuar, Olti Curri kundër banorëve të “Big Brother”: As për të larë banjot nuk bëni [VIDEO]

U tallën me personat me aftësi të kufizuar, Olti Curri kundër banorëve të “Big Brother”: As për të larë banjot nuk bëni [VIDEO]

Publikuar më: 17:34 23-05-2017

Një skenë aspak e hijshme ka ndodhur brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Disa nga banorët kanë imituar personat me aftësi të kufizuara, veprim që nga fansat e këtij realityshoë është konceptuar si tallje dhe e papranueshme sigurisht. Në përmbledhjen e datës 21 maj, shfaqen pikërisht Olsi, Danjeli dhe Donaldi, duke ‘imituar’ personat me aftësi të kufizuara.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar dhe opinionisti i “Big Brother Fan Club”, Olti Curri, i cili përmes një statusi në “Facebook” është shprehur kundër tyre duke thënë se ata nuk vlejnë as për t’u pastruar banjot këtyre personave me aftësi të kufizuar.

 “Olsi, Danjeli dhe ky tjetri qe as emrin nuk ia kam fiksuar, aq i parëndësishëm është… duke u tallur me personat me aftësi fizike të kufizuara… Këta tre konkurrentë së bashku nuk vlejnë aq sa t’i pastrojnë banjot këtyre personave që jeta i ka vënë në një sfidë aq të rëndë”, – ka përfunduar Curri.

Ai më pas ka postuar një tjetër video ku është shprehur se është i bindur që produksioni do të marrë masa të rrepta për këta banorë që kryen ato veprime. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0041720867156982