INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha që do heqë dorë nga muzika, me lot në sy, Flori Mumajesi merr vendimin e rëndësishëm: E kam shumë të vështirë, por...[FOTO]

U tha që do heqë dorë nga muzika, me lot në sy, Flori Mumajesi merr vendimin e rëndësishëm: E kam shumë të vështirë, por...[FOTO]

Publikuar më: 17:17 20-01-2019

Para pak ditësh, Flori Mumajesi foli publikisht për vendmin më të vështirë në jetën e tij, pikërisht shkëputjen nga muzika. Pas çmimit të parë të “Kënga Magjike”, edicioni i 20-të, pas hiteve dhe bashkëpunimeve të fundit muzikore, të cilat kanë rezultuar absolutisht sukseset e tij të radhës, kantautori i njohur i habiti të gjithë fansat e tij.

“Vendimi më i vështirë i jetës sime, të shkëputem nga muzika… Dhe? Më vijnë shumë mesazhe që mi mbushin sytë me lot. Nuk jam dorëzuar ende dhe pse shpesh herë e mendoj vërtetë! Ju dua”, shkroi ai në Instagram.

Mirëpo, kjo nuk do të ndodhë, të paktën kështu ka thënë vet këngëtari përmes një videoje të postuar në llogarinë e tij.

Ai thotë se akoma nuk është gati për të hequr dorë nga muzika, të cilës i ka kushtuar jetën dhe këtu kanë shumë ndikim mesazhet pozitive të fansave të tij.

Madje, ai ka premtuar se që në këngën e radhës do ta japë maksimumin e tij në muzikë, profesion ky të cilin Flori e bën me shumë pasion.

Article Logic
Execution time: 0.0038750171661377