Para disa kohësh Noizy u përfol se është në një lidhje me bukuroshen Naomi Lareine. Gjatë një periudhe ata postonin shpesh foto bashkë dhe kapeshin “mat” nga fansat, të cilët ishin në rolin e paparazzëve. Nuk e pranuan asnjëherë nëse ishin në një lidhje pasi vetë Naomi e quante Noizyn “big bro”, por në sytë e fansave ata ishin çiftet dhe afrimiteti në fotot ne rrjetet sociale i hidhte më shumë benzinë zjarrit.
Ajo është gjithashtu pjesë e grupit OTR dhe Noizy ka treguar mbështetjen për Naomi Lareine e cila ka publikuar këngën e re dhe reperi e postoi atë në instastory ku ftoi ndjekësit e tij ta dëgjojnë. Të njejtën mbështetje i ka ofruar edhe anëtarja e re e OTR-së, Oriola Marashi e cila ka bërë të njëjtin reagim si Noizy duke shpërndarë në instastoryn e saj, këngën e Naomi.