Beatrix Ramosaj është një prej këngëtareve më të talentuara, por dhe të komentuara në shoëbizz. Së fundmi në mediat rozë është aluduar për një lidhje të mundshme mes Beatrix dhe reperit Escobar, por që të dy artistët e kanë mohuar këtë gjë dhe janë shprehur se janë vetëm miq.
Madje Beatrix nëpërmjet Instastories ka reaguar duke mohuar të jetë në një lidhje dhe premton se nëse kjo ndodh do e tregojë vetë publikisht.
Të njejtën gjë ka bërë ditën e sotme pasi ka publikuar një foto të një meme-je me të cilën sqaron statusin e saj aktual:
“Unë jam beqare, sepse askush nuk e beson që jam beqare”.
Epo ja pra që Beatrix nuk e paska gjetur ende personin ideal.