Para disa muajsh ata bënë bujë kur u puthën në buzë gjatë emisionit dhe ata e përsëritën sërish këtë veprim para disa javësh, por këtë herë me kërkesë të Feros. Por pse e puthi moderatorja reperin? Roza ka folur për “Gazeta Shqiptare” dhe tregoi se zgjodhi t’i bëjë qejfin publikut me një puthje në ekran:
“Zgjodha të puth Feron, sepse atë ma bënë për të dashur. Unë kam përkrahur shumë talente në emisionin tim edhe në këto 7 vite eksperiencë që kam në televizion me emisione të ndryshme që kam bërë. Kam pasur gjithmonë të ftuar artistë të rinj, talente të reja. U kam dhënë gjithmonë suport këtyre të fundit dhe gjithmonë do u jap, po nuk e di pse Feron më bënë për të dashur. Meqë kishte kaq merak publiku Feron, thashë OK po e puth në buzë, po i bëj qejfin publikut”.