Moderatorja Dojna Mema është një nga vajzat më simpatike të ekranit dhe shumë aktive në rrjetet sociale, por asnjëherë nuk është prononcuar për jetën e saj private.
Para pak muajsh në shumë media online qarkulloi lajmi qe ajo është në një lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar Vlashent Sata, por pasi u fol shumë për këtë, reagoi vetë Dojna e cila tha se bëhej fjalë vetëm për një projekt mes saj dhe këngëtarit në fjalë.
E siç duket ky projekt është gati të vijë. Burime për “News31.al” kanë treguar se moderatorja bukuroshe, për herë parë do të shfaqet si protagoniste kryesore në një videoklip muzikor. Vetë Dojna me anë të përshkrimit krahas postimit ka zbuluar dy detaje të vogla: titulli i këngës do të jetë “Copëzat” dhe artisti për të cilin bëhet fjalë është Vlashent Sata.
Mësohet se bëhet fjalë për një dedikim të bukur dashurie që i përshtatet më së miri dozave të ëmbëlsisë që krakterizojnë Dojnën.