Dasma e tyre madhështore në gjirin e Lalëzit ishte e ngjashme me një film të shndërruar në realitet. Pas dasmës e gjithë vëmendja kaloi te muaji i mjaltit por u përfol se nuk do të kishte një të tillë për shkak të angazhimeve të shumta muzikore të Getoarit dhe fillimit të sezonit të ri të Marinës në Tv Klan. Mirëpo kur vjen puna te familja, muzika dhe televizioni kalojnë në plan të dytë.
Marina dhe Getoari kanë nisur zyrtarisht muajin e mjaltit, ku janë “arratisur” shumë milje larg Shqipërisë, për në Xhamajka. Le të themi që ky është udhëtimi i tyre i parë si burrë e grua. Nëse mendonit se janë vetëm, gaboheni, sepse atyre u është bashkuar edhe Luana. Moderatorja e njohur ka postuar disa foto në instastory ku na tregon se ndodhet në Montego Bay, Xhamajkë. Edhe Geti ka postuar një video me lokacion Xhamajkën, ndërkohë që nga Marina s’kemi parë gjë ende. Të jetë vallë edhe Krenar Çoçaj, i dashuri i Luanës me ta?!
Do e mësojmë shumë shpejt me siguri!