Mbrëmjen e djeshme ishte premiera e "Në Kuadër të Dashurisë", filmit të parë të "Top Channel Films", me protagonistë Olta Gixharin dhe Luiz Ejllin, ndërsa të pranishëm në event ishin shumë personazhe të njohur dhe bashkëpunëtorë të medias.
Megjithatë, në protale e rrjetet sociale u aludua se Arbana Osmani, pjesë e rëndësishme e Top Media prej vitesh dhe bashkëshorti i saj, Eduart Grishaj, regjizor i një prej prodhimeve më të mëdha të tyre (BBVIP), nuk ishin të pranishëm në premierë, gjë që u përforcua nga fakti se asnjëri prej tyre nuk kishte postuar qoftë edhe një foto në rrjetet sociale.
Sigurisht pas lajmit, u aludua për një "krisje" në marrëdhënien mes ciftit dhe drejtuesëve të Top Channel, por mesa duket e vërteta ka qenë krejt ndryshe. Arbana dhe Edi, sipas burimeve të ndryshme edhe për News31, ishin në premierë, së bashku me të gjithë figurat e tjera të televizionit, thjesht ka zgjedhur të mos postojë në rrjetet sociale.
Moderatorja dhe regjizori ishin të dy të veshur me të zeza, mjaft elegantë, me Arbanën që i kishte stiluar flokët me një model klasik bisht, ndërkohë që mbërritën në premierë pak para nisjes së filmit dhe madje përshëndetën edhe fansat e tyre dhe bën foto me ta.
Pra, për qetësinë e të gjithve, cifti ishte në një prej mbrëmjeve më të rëndësishme të Top Media vitet e fundit dhe sigurisht që nuk ka asnjë krisje në marrëdhëniet mes tyre. Thjesht herër tjetër Arbanës i duhet patjetër që të postojë..